Shqiponja e Xhakës e Shaqirit ka nxitur debat politik në Zvicër

Politikania e njohur zvicerane nga SP, pjesë e ekzekutivit të Kantonit të Cyrihut, Jacqueline Fehr, në profilin e saj në Facebook ka postuar një koment në të cilin ka reaguar në lidhje me propozimin e sekretarit të përgjithshëm të Federatës futbollistike të Zvicrës, Alex Miescher, i cili ka pohuar se në Përfaqësuesen zvicerane duhet të shqyrtohet mundësia që në të ardhmen t’u ndalohet pjesëmarrja shtetasve të dyfishtë, pas aferës së festimit me shqiponjë dykrenare të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Si përgjigje ndaj këtij provokimi, politikania Fehr ka shkruar: “Unë do t`i kisha sugjeruar Miescherit dhe të gjithë nacionalistëve të tjerë, që menjëherë të nënshkruajnë një deklaratë duke vërtetuar se ata kurrë nuk do të trajtohen apo nuk do të përkujdesen nga ndonjë mjek apo infermier me shtetësi të dyfishtë, nuk do të ushqehen me kuzhinën e përgatitur në restorant nga ndonjë kuzhinier me shtetësi të dyfishtë dhe të heqin dorë nga të gjitha inovacionet shkencore që na i sollën personat me shtetësi të dyfishtë”, përcjell Albinfo.ch.

Gazetari

Read Previous

“Zhveshja” e policeve zgjidhja e Libanit për të tërhequr turistë e për të përmirësuar imazhin

Read Next

Këto janë dëmet që ka shkaktuar shiu në Podujevë