Shqipëria kalon Kosovën për nga numri i viktimave nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka konfirmuar viktimën e 32-të nga korornavirusi, e cila ka ndërruar jetë në spitalin infektiv.

64-vjeçarja nga Tirana që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

64-vjeçarja është viktima e 32-të e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Ardian H

Read Previous

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë

Read Next

Të dielën nuk falet Bajrami, qëndroni në shtëpi