SHPRESOJ QË NUK ISHTE PYETJE





Ti je art në vete,
gati i përsosur,
çdo vijë e fytyrës,
pastaj detajet në kraharor,
ti je piktura që nga njeriu nuk pikturohet kurrë,
ti je një dhimbje me aurë.

Ti je përbri meje,
kushedi se për çka je duke më fol,
asnjë fjalë nuk po të përcjell,
shpresoj të mos jesh duke bërë pyetje,
se me ëndrra të jam ngjitur për trupi,
e po ta puth buzën që e ëmbël duket,
edhe pse ti pi duhan.
Shpresoj të mos jesh duke bërë pyetje,
se me ëndrra të jam ngjitur për trupi,
po udhëtoj nëpër damarët e tu,
që në duart e tua aq bukur janë definu…
Shpresoj të mos jesh duke bërë pyetje,
se po e kam shumë vështirë me u zgju.

Kaltrina Pacoli

Gazetari

Read Previous

URGJENCA E FORMIMIT TЁ INSTITUCIONEVE TЁ VENDIT

Read Next

‘Magjikja’ Tiranë, në foto