Shpresa Rama: Faleminderit nga zemra secilit të ri që ishte pjesë e këtij rrugëtimi 4 vjeçar, me plot sfida, por gjithmonë me fitore.

Faleminderit nga zemra secilit të ri që ishte pjesë e këtij rrugëtimi 4 vjeçar, me plot sfida, por gjithmonë me fitore.
Një falënderim i veçantë për kryetarin Kadri Veseli dhe të gjithë drejtuesit e tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës për hapësirën që na e kanë dhënë.

Unë ndjehem krenare që kam punuar dhe do të vazhdoj të punojë, me qindra e mijëra njerëz anembanë Kosovën, që na kanë besuar tash e sa vjet. Ata edhe sot besojnë tek ne. E dinë se, PDK-ja si udhëheqësja e luftës për liri dhe pavarësi, është e vetmja forcë që sjellë transformime pozitive në vend, e vetmja forcë që ka guximin të përballet me çdo proces. Prandaj, ndjehuni dhe ju krenarë që jeni pjesë e kësaj familje, pjesë e ndryshimeve që sjellë programi ynë politik.

Për mua ka qenë nder i veçantë po ashtu që kam qenë femra e parë që kam udhëhequr organizatën rinore të një partie politike. Pra, edhe sa i përket rolit të femrës në jetën politike, institucionale si dhe përfshirjes së saj të barabartë në pozita vendimmarrëse, PDK-ja është model, jo vetëm në Kosovë. Jam shumë e lumtur që në këto zgjedhje disa vajza do të drejtojnë degët e rinisë nëpër komuna.

Në këto katër vjet, si rini kemi shkelur çdo cep të Kosovës. Kemi themeluar degë të reja, kemi zhvilluar mbi 300 aktivitete gjithandej vendit, kemi organizuar mijëra tubime elektorale, si dhe kemi qenë një nga shtyllat kryesore të katër palë zgjedhjeve, e në të cilat PDK-ja ka dalë gjithmonë e para. Janë edhe shumë e shumë aktivitete të tjera e nisma që kemi ndërmarrë, me qëllimin e vetëm që platforma jonë politike të shtrihet në gjithë vendin.
Nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Ka pasur shumë sfida. Por, ato janë tejkaluar sepse ne kemi besuar në njëri-tjetrin, kemi respektuar njëri-tjetrin, tamam si një familje.

Unë, dhe të gjithë ata që deri tash ishin pjesë drejtuese e Rinisë Demokratike të Kosovës, do të jemi krahu juaj, do të punojmë me ju. Vetëm bashkë, duke respektuar dinjitetin dhe mendimin e secilit do të shënojmë fitore edhe më të mëdha.

Faleminderit nga zemra secilit të ri që ishte pjesë e këtij rrugëtimi 4 vjeçar, me plot sfida, por gjithmonë me fitore. Një falënderim i veçantë për kryetarin Kadri Veseli dhe të gjithë drejtuesit e tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës për hapësirën që na e kanë dhënë. Unë ndjehem krenare që kam punuar dhe do të vazhdoj të punojë, me qindra e mijëra njerëz anembanë Kosovën, që na kanë besuar tash e sa vjet. Ata edhe sot besojnë tek ne. E dinë se, PDK-ja si udhëheqësja e luftës për liri dhe pavarësi, është e vetmja forcë që sjellë transformime pozitive në vend, e vetmja forcë që ka guximin të përballet me çdo proces. Prandaj, ndjehuni dhe ju krenarë që jeni pjesë e kësaj familje, pjesë e ndryshimeve që sjellë programi ynë politik. Për mua ka qenë nder i veçantë po ashtu që kam qenë femra e parë që kam udhëhequr organizatën rinore të një partie politike. Pra, edhe sa i përket rolit të femrës  në jetën politike, institucionale si  dhe përfshirjes së saj të barabartë në pozita vendimmarrëse, PDK-ja është model, jo vetëm në Kosovë. Jam shumë e lumtur që në këto zgjedhje disa vajza do të drejtojnë degët e rinisë nëpër komuna. Në këto katër vjet, si rini kemi shkelur çdo cep të Kosovës. Kemi themeluar degë të reja, kemi zhvilluar mbi 300 aktivitete gjithandej vendit, kemi organizuar mijëra tubime elektorale, si dhe kemi qenë një nga shtyllat kryesore të katër palë zgjedhjeve, e në të cilat PDK-ja ka dalë gjithmonë e para. Janë edhe shumë e shumë aktivitete të tjera e nisma që kemi ndërmarrë, me qëllimin e vetëm që platforma jonë politike të shtrihet në gjithë vendin. Nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Ka pasur shumë sfida. Por, ato janë tejkaluar sepse ne kemi besuar në njëri-tjetrin, kemi respektuar njëri-tjetrin, tamam si një familje. Unë, dhe të gjithë ata që deri tash ishin pjesë drejtuese e Rinisë Demokratike të Kosovës, do të jemi krahu juaj, do të punojmë me ju. Vetëm bashkë, duke respektuar dinjitetin dhe mendimin e secilit do të shënojmë fitore edhe më të mëdha.  #dekadaere #riniademokratike #kosovo

A post shared by Shpresa Rama (@shpresa.i.rama) on

Gazetari

Read Previous

Gjejti publikon albumin e ri pas 6 vitesh nga albumi i fundit (video)

Read Next

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik