Shpëton Merkel, arrin marrëveshje me CSU-në

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer ka rënë dakord për një marrëveshje pasi kërcënoi të japë dorëheqjen pas një çarje për politikën e azilit me konservatorët e kancelares Angela Merkel.
DW ka zbuluar pikat kryesore, ku dy liderët kanë rënë dakord. Seehofer është njëkohësisht kreu i partisë së koalicionit CSU.

Guri themeltar i të ashtuquajturit “master plan” i Seehofer insiston në refuzimin e hyrjes për emigrantët, të cilët tashmë janë regjistruar në një vend tjetër të BE

Masa shihet nga shumë njerëz si një shkelje e ligjit të BE dhe Konventës së Gjenevës për të Drejtat e Refugjatëve.

Merkel dhe Seehofer janë takuar në zyrën e presidentit të Bundestagut, Wolfgang Schäuble, dhe ishte ky i fundit që është përpjekur të ndërmjetësojë dhe me sa duket ia ka arritur.

Ata bënë një marrëveshje të minutës së fundit, duke rënë dakord që Seehofer të qëndronte në detyrën e tij dhe të ngriheshin qendra tranziti në kufirin gjermano-austriak për emigrantët.

Gazetari

Read Previous

Shejtani nuk i afrohet asaj shtëpie nese i lexon këto 2 ajete cdo dite..

Read Next

Arti i shkrirë në muzikë! Elvana Gjata, Ledri dhe John ‘vulosin’ hitin e kësaj vere