Shoqata “Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojnë shtatë shtëpi në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për t’i ndihmuar familjet në nevojë për ndërtimin e shtatë shtëpive, në Komunën e Drenasit.

Lladrovci është zotuar që do t’i përmbush të gjitha detyrimet që dalin nga marrëveshja e bashkëfinancimit.

“Kryetari Lladrovci, ka falënderuar Hoxhë Halil Kastratin, shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’ dhe gjithë donatorët për t’i ndihmuar familjet që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive. Hoxhë Halil Kastrati ka falënderuar kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e treguar për sa vite për t’i ndihmuar familjet të cilat kanë nevojë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, komuna obligohet që për secilën shtëpi të participojë në vlerën prej pesë mijë euro, ndërsa pjesa tjetër mbetet nga Shoqata Bamirëse “Jetima e Ballkanit” përmes donatorëve. 

Fitore H

Read Previous

Skandaloze: Zyra e Prokurorit të Specializuar shkeli rregulloren e punës, etiken profesionale dhe ligjet e veta

Read Next

Rubin: S’kam dëgjuar shqetësime për rrugën që po ndjek Thaçi