Shkrimtarja e re Diellza Gashi sjell librin e parë “Dafina”

Vitrinave të romaneve në gjuhën shqipe në bibliotekat tona, iu është shtuar edhe një roman nga shkrimtarja e re dhe mjaft premtuese, Diellza Gashi

Ajo vjen me romanin “Dafina”, që përmban tematikë feministe që autorja e tregon në mënyrën e vet.

E femra çdoherë është ajo që më së shumti i drejtohet gishti në shoqërinë shqiptare dhe për këtë arsye edhe romani i shkrimtares Diellza Gashi, në një formë është edhe apel për gjithë shoqërinë që të jetojnë jetën ashtu siç duan dhe jo ashtu siç duan të tjerët, pastaj çfarë të servir fati është çështje tjetër.

Tema këto që trajtohen me shumë emocion nga autorja dhe vihet re theksi i veçantë që i kushton përshkrimit të gjendjes emocionale dhe shpirtërore të personave përballë vështirësive jetësore.

Me këtë rast, duhet theksuar se shkrimtarja e re, Diellza Gashi, përmes këtij romani ngre zërin në mbrojtje të ndjenjës së pastër të dashurisë dhe të mirës në përgjithësi.

Roland Mullaavda

Read Previous

Kurti: Në Veri shkoj pa FSK’në

Read Next

Veseli i reagon Kurtit, nuk e përmend këmbimin e letrave Thaçi – Rassmusen


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0