Shitet Golf 2-shi që ka të kaluara vetëm 30 mijë km për 30 vjet

Në Gjermani është shitur një Volkswagen Golf 2, i prodhuar në vitin 1989, i cili ka të përshkuara vetëm 30 mijë kilometra.

Pronari i gjeneratës së dytë të series ‘Golf 2’ ka sqaruar se pronari i mëhershëm i makinës e ka servisuar vazhdimisht dhe nuk e ka vozitur asnjëherë gjatë kohës së dimrit, njofton lajmi.net.

Modeli në fjalë është i ruajtur dhe posedon goma origjinale. Pos kësaj, ai nuk ka ndonjë gërvishtje në eksterier e interier. As një pjesë e tij nuk është e përfshirë nga ndryshku.
Golf 2 nën çati ka motorin e tipit benzin 1.8-litërsh, me kapacitet prej 90 kuajfuqi në kombinim me ndërruesin manual të shpejtësive me pesë mundësi.
Automobili, bëjnë të ditur mediat e huaja, është shitur për 5.990 euro.

Gazetari

Read Previous

Dy të arrestuar për sulmin mbrëmë në Shkup ndaj tre qytetarëve të Kosovës

Read Next

Gjeniu shqiptar që merrë tre çmime nga Libri i Rekordeve Guinness