Shifra e vërtetë e vdekjeve në Iran “mund të jetë pesë herë më e lartë” sesa shifrat zyrtare

Numri i personave që kanë vdekur me Covid-19 në Iran mund të jetë pesë herë më i lartë se shifrat zyrtare, ka njoftuar një hetim nga shërbimi Persian i BBC-së.

Sipas statistikave zyrtare, ka pasur mbi 6.400 raste të vdekshmërisë së tepërt (njerëz që vdesin mbi atë që normalisht pritej) gjatë dimrit – më shumë se 5.000 vdekje te konfirmuara të koronavirusit në të njëjtën periudhë.

Provincat e Qom, Gilan, Mazandaran dhe Golestan – epiqendrat e shpërthimit në shkurt dhe mars – kishin nivelin më të lartë të vdekshmërisë së tepërt.

Numri i vdekjeve të tepërta në të njëjtën periudhë në kryeqytet, Teheran, ishte më i lartë se shifrat zyrtare për të gjitha vdekjet në vend në atë kohë.

Irani – vendi më i goditur në Lindjen e Mesme – po sheh një rritje tjetër të virusit në rajonin e tij jugor dhe perëndimor. Mbi 10,000 njerëz konfirmohet se kanë vdekur me Covid-19, ndërsa mbi 215,000 raste janë regjistruar./Vizioni.info

Ardiana K

Read Previous

Flakët e dritës shihen duke dalë për herë të parë nga një vrimë e zezë

Read Next

Ambasada e Francës nuk deklarohet për aktakuzën ndaj Presidentit, flet për Samitin e Parisit