SHGSK premton organizim dinjitoz të çmimit “Ali Shala” dhe turneut “Burim Hatipi”

Shoqata e gazetarëve sportivë të Kosovës ka mbajtur sot konferencën për media në prag të dy aktiviteteve shumë me rëndësi, turneun e futbollit të vogël “Burim Hatipi” si dhe ceremonisë së çmimeve “Ali Shala”.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin kryetari i shoqatës, Edmond Thaçi, sekretari i përgjithshëm Artan Muhaxheri si dhe dy nënkryetarët e shoqatës Jon Ajeti si dhe Alba Merovci.

Kjo ishte konferenca e parë e bordit të ri të SHGSK-së ku u shpalosën detajet për organizimin e këtyre dy eventeve.

Për turneun e vogël në futboll “Burim Hatipi” foli kryetari i SHGSK-së, Edmond Thaçi i cili shpalosi më shumë detaje rreth këtij organizimit

“Të premten janë 2 aktivitete. Në turneun do të jenë 8 ekipe dhe të gjithë futbollistët do të mbajmë në shpinë numrin 8, numrin të cilin e ka bartur Burim Hatipi sa ishte pjesë e Prishtinës. Në këtë turne do të jenë të pranishëm edhe gazetarë nga Maqedonia dhe Shqipëria, Komiteti Olimpik i Kosovës, Komuna e Prishtinës si dhe klubi i futbollit Prishtina që tash e disa vjet është pjesë e këtij turneu”, tha Thaçi.

Ndërsa për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Ali Shala”, foli sekretari i përgjithshëm i SHGSK-së, Artan Muhaxheri i cili u shpreh se këtë vit do të jetë një organizim krejt ndryshe nga vitet e mëparshme.

“Tri çmimet kryesore janë kronikën më të mirë, fotografinë më të mirë, si dhe shkrimi më i mirë, ndërsa një çmim tjetër do të jete edhe “Young Reporter” i cili do ti jepet gazetarit më të mirë të ri. E kemi zhvendosur këtë ceremoni në Sallën e Kuqe për shkak të numrit të madh të personaliteteve që do të jenë të pranishëm në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve. Padyshim që çmimet Ali Shala dhe turneu Burim Hatipi do të jenë mënyra më e mirë për të nisur vitin 2020 nga gazetarët sportiv”, tha Muhaxheri.

Nënkryetarja e SHGSK-së, Alba Merovci në këtë konferencë u shpreh se ka qenë një kohë e shkurtër për organizimin e këtyre dy aktiviteteve, mirëpo pret që në fund të jenë të gjithë të kënaqur me mbarvajtjen e aktiviteteve në fjalë.

“Për një periudhë shumë të shkurtër kemi arritur ti bëjmë përgatitjet dhe shpresoj që nuk do të zhgënjehet askush sa i përket këtyre dy organizimeve”, tha Merovci.

Vlen të theksohet se me 31 janar krerët e SHGSK-së gjithashtu do të bëjnë edhe homazhe tek varrezat e dy të ndjerëve.

SHGSK gjithashtu njoftoi se menjëherë pas këtyre dy aktiviteve do të udhëtojnë në Budapest të Hungarisë ku do të marrin pjesë në kongresin e radhës të IPSAS

0 Reviews

Write a Review

Besnik Mullaliu

Read Previous

Avokati i Popullit procedon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e anëtarësisë së SBASHK-ut

Read Next

Suso arrin në Sevilla