Shënohet viktima e dytë nga gripi sezonal në Maqedoninë e Veriut

Është shënuar edhe viktima e dytë në Maqedoninë e Veriut si pasojë e komplikimeve nga gripi sezonal.

Sipas autoriteteve shëndetësore vendase bëhet me dije se gjatë fundjavës, një burrë 85 vjeç ndërroi jetë për shkak të komplikimeve shëndetësore nga gripi sezonal AH1.

Ai njëkohësisht vuante edhe nga një sëmundje tjetër.

Ndërkohë, viktima e parë e gripit ishte një vajzë 13-vjeçare e cila ndërroi jetë javën e kaluar në Klinikën e Fëmijëve. Momentalisht në Klinikën Infektive qëndrojnë të shtruar rreth 40 pacientë me grip, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik javën e kaluar regjistroi numër të lartë të rasteve me grip.

Të enjten përfaqësuesit e Komisionit për sëmundje ngjitëse do të shqyrtojnë mundësinë për mbylljen e përkohshme të shkollave, në rast se numri i rasteve me grip ka tejkaluar pragun normal të sezonit të gripit./ora/

Roland Mullaavda

Read Previous

Britania i shtrëngon rregullat: S’ka punë për të pakualifikuarit dhe ata që s’dinë anglisht

Read Next

Para vrasjes policja e ndjerë bëri diçka për të cilën ia panë sherrin kolegët