Shefi i OBSH-së në Bullgari i thotë Kurtit të mbajë distancë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në Bullgari, Skender Syla, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka sygjyeruar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit që të mbajë distancë.

Në postimin e tij, Syla ka publikuar një fotografi të kryeministrit në detyrë Kurti, ku në një konferencë para mediave shihet që nuk ka të vendosur maskë dhe nuk respekton distancën, raporton Gazeta Sinjali.

Anipse, një nga vendimet e qeverisë me udhëzim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Pulbik, (IKSHPK), është që të respektohet nga 1 deri 2 metra distanca fizike, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Në fotografinë e Skënder Syles, Kurti gjithashtu nuk ka të vendosur as maskën.

“Mbani distancën. Virusi është ende i pranishëm. Faleminderit”, ka shkruar Shefi i OBSH-së në Bullgari, Skënder Syla, duke iu referuar Kurtit./Gazeta Sinjali/

Fitore H

Read Previous

Pandemia ndikon në ekonominë e Kosovës, kaq biznese u shuan për një muaj e gjysmë

Read Next

Qyteti Wuhan në Kinë ndalon ngrënien e kafshëve të egra për shkak të pandemisë – vendimi do të jetë në fuqi për pesë vite


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0