Shala u del në mbrojtje Thaçit e Veselit: Ata janë çlirimtarët e vendit tonë

Deputeti i Nismës socialdemokrate, Endrit Shala ka thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli me bashkëluftëtarë janë çlirimtarët e vendit.

Shala përmes një postimi në Facebook, u doli në mbrojtje presidentit të vendit dhe liderit të opozitës pas njoftimit se është ngritur aktakuzë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, kundër tyre dhe se ata dyshohen për rreth 100 vrasje gjatë luftës në Kosovë.

“Sot Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk janë vetëm Presidenti dhe lideri i opozitës, ata dhe bashkëluftëtaret e tyre janë çlirimtarët e vendit tonë, e si të tillë janë vetë liria jonë ! Përjetësisht, Rroftë UÇK- ja”, shkruan Shala.

Ardian H

Read Previous

Deputetja Time Kadrijaj: Veprimet e Gjykatës Speciale puro politike

Read Next

Behgjet Pacolli: UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0