Serwer: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit s’është personale, Kosova është në telashe

Eksperti amerikan dhe profesori i John Hopkins, Daniel Serwer, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit, Hashim Thaçi, nga Prokuroria Speciale e Gjykatës së Hagës.

Serwer thotë se pas kësaj aktakuze Kosova është në telashe, pasi sipas tij kjo aktakuzë nuk është thjeshtë vetëm një çështje personale e Thaçit dhe Kadri Veselit,

“Aktakuza nuk është vetëm një çështje personale për Thaçin dhe Veselin. Është çështje institucionale dhe ndërkombëtare gjithashtu. Kosova është në telashe”, ka thënë Serwer, raporton Express.

Ai tutje ka thënë se është suprizuar nga një aktakuzë e tillë pasi që ka dyshuar se vazhdojnë të ekzistojnë prova për të ngritur aktakuzë.

Dhe gjithashtu thotë se një aktakuzë e tillë vjen disa ditë përpara takimit të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit në Washington i cili ndërmjetësohet nga emisari i Trump, Richard Grenell.

Sipas ekspertit amerikan, dikush mbase mund ta ketë menduar që publikimi i kësaj aktakuze do ta vendosë presidentin Thaçi nën presion.

Serwer thotë se presioni do të jetë shumë i madh, pasi që Hoti do të drejtoj delegacionin kosovar në Washington.

Ardian H

Read Previous

Kurti e shmang emrin e Thaçit, thotë se beson në pastërtinë e luftës së UÇK’së

Read Next

Deputetja Time Kadrijaj: Veprimet e Gjykatës Speciale puro politike