Serbët e Kosovës me sy kah Beogradi e Rusia

Në Kosovë, 73.3 përqind e serbëve nuk mbështesin idenë e korrigjimit të kufijve ose demarkacionit, sipas sondazhit të bërë nga një organizatë joqeveritare.

Vëzhgimi i pikëpamjeve të komunitetit serb u bë nga organizata Aktiv nga Mitrovica e Veriut, ku 80 për qind e të anketuarve në jug të lumit Ibër dhe 66 për qind në veri të Kosovës janë kundër demarkacionit, shkruajnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Është theksuar nga kjo anketë gjithashtu se më pak se gjysma e të anketuarve thanë se ideja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është e braktisur tashmë.

Sipas mendimeve të tyre politike, 75.6 për qind e serbëve kanë deklaruar se nuk ndjehen të lirë, ndërsa 92 për qind e tyre janë deklaruar se në Kosovë nuk kanë mbështetje.

Rreth gjysma e të anketuarve besojnë se efektet e proceseve politike aktuale janë rreziku më i madh për ta dhe familjet e rye.

Problemet më të mëdha të cilat serbët e Kosovës i kanë deklaruar janë papunësia dhe gjendja e dobët ekonomike – e cila vlerësohet nga 41.6 për qind e të anketuarve.

Asnjë politikan në Kosovë nuk e ka besimin e tyre, sipas 60.2 përqind e qytetarëve.

Më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se “nuk e shohin vetën në Kosovë në pesë vitet e ardhshme”, ose do të largohen nëse u jepet mundësia. Nga këto më shumë se dy të tretat janë të arsimuar.

Sondazhi tregoi se komuniteti serb i beson qeverisë së Serbisë dhe në minimum i besojnë qeverisë së Kosovës.

Të anketuarit e shohin Rusinë si aleatin më të madh.

Zëvendës-Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Damjan Joviq tha se të dhënat duhet të paraqiten në Shtëpinë e të Drejtave të Njeriut dhe duhet të merren si pikënisje për diskutim.

“Siguria është sfida më e madhe”, tha Joviq. Ai gjithashtu ka theksuar se duhet të vendosen parakushte për vazhdimin e dialogut si heqja e taksës për mallrat serbe.

Gazetari

Read Previous

Frizeri ferizajas Përparim Sylejmani, me suksese të mëdha në SHBA

Read Next

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Roitiv , Arb Abdyli do të jetë folës në konferencën e nesërme, “Profesionet e 2030”