Selaci: Brenda pak ditësh do të kalojmë në objektin e ri të Komunës

Drejtori për Administratë në Komunën e Vushtrrisë, Mehmet Selaci, ka paralajmëruar se brenda pak ditësh do të kalohet në objektin e ri të Komunës së Vushtrrisë, i cili si objekt ka filluar së ndërtuara para pak vitesh.

Selaci ka shpalosur dhe detaje të reja të objektit të ri të Komunës së Vushtrrisë, ku do të riorganizohen disa prej shërbimeve të veçanta për qytetarët brenda këti objekti.

Ndër risitë e këtij objekti dhe për të cilën ka njoftuar edhe Selaci është riorganizimi në sektori i këtij objekti siç është Gjendja Civile, Bujqësia, dhe Shërbimi me qytetarë.

Risi tjetër e këtij objekti në kuadër të shërbimeve administrative për qytetarë është edhe one stop shop ku qytetarët do të kenë mundësi t’i kryejnë të gjitha shërbimet në një vend.

https://web.facebook.com/MekSelaci/videos/10216219396139354/

Gazetari

Read Previous

Katër gjëra e sjellin riskun:

Read Next

Derisa ka emrin dhe mbiemrin shqip, Adnan Jonuzaj është shqiptar dhe jo belg