Kulture Letërsi 

Se s’ka tokë që na përbinë!

Çahu tokë,
deri sa t’na nxjerrësh jashtë
britmën e fundit të shpirtit.
Çahu, deri n’frymën e fundit
por prap kemi me u ngrit n’kamë
me një dorë Kosove që
fort, o Zot sa fort na mbanë.

E kur zemra t’na thyhet aq fort,
aq sa lotët nuk i vërejmë që
më s’janë pjesë e faqeve,
që dhimbjet s’janë pjesë e trupit,
e ankthet s’janë pjesë e ditës,
kemi me u ngrit e me besu
dorën që Kosova aq fort e ka shtrëngu!

E në ditët
kur mbajmë zi,
kur trishtimin kemi ngulur deri në asht,
kemi me pasë gjithmonë një vend
ku kemi me gjetë shtëpinë.
Na jemi bashkë me Shqipërinë
se s’ka tokë që na përbinë!

KALTRINA PACOLLI

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial