SBASHK-u nesër vendos rreth grevës së mundshme për të premten

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut sot ka marrë vendim që të autorizojë kryetarin e kësaj sindikate që nesër të vendosë nëse do të mbahet grevë dy orësh ditën e premte.

Në një konferencë për media u bë e ditur se vendimi do të merret pas konsultimeve që do të bëhen edhe me Sindikatën e Policisë së Kosovës dhe asaj të Shëndetësisë.

Kërcënimi për grevë nga ana e SBASHK-ut vjen pasi që Ligji për paga është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit.

Ligji i ri për pagat ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor të këtij viti, por ai është dërguar nga Avokati i Popullit në Kushtetuese dhe është në pritje të vendimit./kp/

Gazetari

Read Previous

Zafir Berisha ftohet nga Gjykata Speciale

Read Next

Shtëpitë e reja për të pastrehët pas tërmetit do të jenë të mobiluara dhe me çelësa në dorë