Shkence 

Saturni ka 20 hëna të reja dhe ju mund te ndihmoni në emërtimin e tyre!

Saturni ka 20 hëna të reja dhe ju mund te ndihmoni në emërtimin e tyre!

Njëzet hëna të reja janë gjetur rreth Saturnit, tani planeti Saturn orbitohet nga 82 hena gjithsej, duke ja kaluar edhe jupiterit i cili ka 79 hëna.

“Ishte kënaqësi të gjenim që Saturni është mbreti i vërtetë i Hënave,” tha astronomi Scott Sheppard nga Instituti Carnegie of Science.

Tani Jupiteri duhet të ngushllehet me faktin që ende ka hënën më të madhe, planeti më i madh i sistemit tonë diellor – Jupiteri – ka ende hënën më të madhe. Ganymede e Jupiterit është pothuajse sa gjysma e madhësisë së Tokës. Në të kundërten, 20 hënat e reja të Saturnit janë me madhesi minimale, secila mezi arrin 5 kilometra në diametër.

Sheppard dhe ekipi i tij përdorën një teleskop në Hawaii për të parë 20 hënat e reja të Saturnit gjatë verës. Rreth 100 hënë edhe më të vegjëla mund të jenë në orbiten e Saturnit, ende jemi duke punuar te gjejm ato, tha ai.

është më e vështirë të gjesh mini-hënat rreth Saturnit sesa rreth Jupiterit, tha Sheppard, duke pasur parasysh sa Saturni është më i largët.

“Kështu që të shohësh që Saturni ka më shumë hënë edhe pse është më e vështirë t’i gjesh ato, tregon se sa hëna ka mbledhur Saturni me kalimin e kohës,” shkroi ai në një email. Këto hënë të vogela mund të kenë ardhur nga hënat më të mëdha që u ndanë menjëherë pas formimit te Saturnit.

Shtatëmbëdhjetë nga hënat e reja të Saturnit orbitojnë planetin në drejtim të kundërt, ose ne retrograde. Tre te tjerat në të njëjtën drejtim që rrotullohet Saturni. Ato janë aq larg nga Saturni sa që i duhen dy deri në tre vjet për të përfunduar një orbitë të vetme.

“Këto hënë janë mbetjet e objekteve që ndihmuan në formimin e planetëve, kështu që duke i studiuar ato, ne do mësojmi se nga janë krijuar planetët,” shkroi Sheppard.

Vetëm vitin e kaluar, Sheppard gjeti 12 hëna të reja rreth Jupiterit. Instituti Carnegie pati një konkurs për emërimin e hënëve; një tjetër është planifikuar tani për hënat e reja të Saturnit, dhe si duket 2 nga këto hëna do të emrohen me emra shqiptarë. /Vizioni.Info/

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial