Sarri largohet nga Juventus, befason me skuadrën e re

Fiorentina janë duke monitoruar me kujdes situatën e Maurozio Sarrit te Juventus, dhe janë të gatshëm t’i dërgojnë një ofertë për punë në Firence, raporton Corriere Fiorentino, përcjell lajmi.net.

Gazeta bën të ditur se ka dyshime rreth të ardhmes së Beppe Iachini në Artemio Franchi, dhe ‘Violat’ kanë vendosur të përcjellin situatën e Sarrit te Juventus.

Ish trajneri i Napolit ka dështuar të bind tifozët pavarësisht se Juventus janë në krye të tabelës në Serie A dhe arritën deri në finale këtë sezon.

‘Zonja e Vjetër’ në finale të Kupës së Italisë është mposhtur nga Napoli, pas ekzekutimit të penalltive.

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, ka ambicie të mëdha me klubin, dhe raportet thonë se ka hedhur shikimin nga Sarri, dhe është gati t’i ofrojë mundësinë për rikthim në Toskanë.

Fitore H

Read Previous

Pas lajmeve për shtatzëni, Sara Hoxha publikon foto dhe i jep fund debatit

Read Next

Menaxheri i BabaStars sfidon Majkun dhe Ghetto Geasyn t’ia thyejnë rekordin vetes