Sarri ankohet për orarin e ngjeshur të Chelseat

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri nuk është ndarë i kënaqur me paraqitjen ndaj West Hamit dhe thotë se kjo ndodhi për shkak të orarit të ngjeshur.

Seria prej pesë fitoreve radhazi e Chelseat në ligë u ndal dje nga West Hami në barazimin pa gola mes dy ekipeve londineze.

Por sipas Sarrit një faj për këtë e ka edhe Federata Angleze e cila, sipas tij, është dashur ta caktonte këtë takim të luhej të hënën, pasi Chelsea të enjten kishte luajtur në Greqi ndaj PAOK-ut, transmeton KP.

“Pas shtatë ndeshjeve radhazi do të jetë shumë e vështirë në mars dhe prill, jo tani”, ka thënë Sarri. “Nuk e di pse në Angli nuk mund të bësh kërkesë që ndeshja të luhet të hënën në mbrëmje. Kjo gjë në Itali është normale”.

Më pas ai analizoi edhe ndeshjen.

“Duhej ta qarkullonim topin më shpejtë, por gjithashtu na duhet të përmirësohemi edhe në fazën e mbrojtjes. Sidomos në ndeshje si kjo”, ka theksuar trajneri italian.

Gazetari

Read Previous

Vdes një 53-vjeçar pasi bie nga një ndërtesë në Prishtinë

Read Next

SHBA rikonfirmon mbështetjen për Kosovën