Sami Lushtaku: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit nuk ishte befasi

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku në një prononcim për RTV Dukagjinin ka thënë se lajmi për aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit është për keqardhje.

“Për mua dhe ushtarët e UÇK-së nuk është diçka që nuk e kemi pritur përderisa vetë Kuvendi i Kosovës e ka votuar këtë gjykatë. Për ne nuk është ndonjë befasi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Lushtaku mendon se kjo aktakuzë është komplet politike dhe lidhet me mosmarrëveshjet që kanë SHBA dhe BE.

“Më vjen keq për të gjithë ata që u është ngritur aktakuza dhe shpresojë se sa më shpejtë të dalin të pastër”.

Ish-kryetari i Skenderajt thotë se nuk beson që Presidenti Thaçi ka arsye për të dhënë dorëheqje.

Ardian H

Read Previous

Reperi kosovar reagon ashpër për zv. Ministrin e ri të Arsimit pa shkollë

Read Next

Reagon Ambasada Amerikane: Kosova model partneriteti në luftën kundër ekstremizmit