Rusia del me një propozim për Kosovën dhe Serbinë

Moska mund të marrë pjesë në procesin e dialogut për Kosovën, vetëm nëse shfaq interesim Beogradi dhe merr një thirrje nga Serbia.

Kjo është deklarata e ambasadorit rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko në pyetjen e të përditshmes serbe “Novosti”
Ai po ashtu theksoi se formati i dialogut duhet të ndryshohet në mënyrë që në të, përveç BE-së, të përfshihen direkt edhe përfaqësuesit e Rusisë, SHBA-së dhe fuqive të tjera të mëdha.

“Aktualisht nuk shohim parakushte për bisedime efikase”, tha ai.

“Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, me Rezolutën 122 të Këshillit të Sigurimit”, shtoi Kharchenko.

Në pyetjen nëse Moska mund të mbështesë një zgjidhje që mund të shkojë në drejtim të korrigjimit të kufijve, nëse rreth kësaj pajtohen të dyja palët, Kharchenko tha: “Për ne nuk mund të ekzistojë korrigjimi i kufijve mes dy shteteve sepse nuk e njohim Kosovën”.

“Tani Kosova është krahinë si pjesë e Serbisë. Në fund do ta mbeshtesim çdo opsion me të cilin merren vesh Beogradi dhe Prishtina”, përfundoi ai.

Gazetari

Read Previous

Kosova shënon ngritje historike në ranglistën e FIFA-së

Read Next

Kosova nuk është vend i strukturave partiake


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0