Lajme 

Rrrahje në parlamentin serb, ja shkaku (VIDEO)

Gjatë fjalimit në Kuvendin Popullor të RS ku u mbajt seanca e jashtëzakonshme në lidhje me Programin e Reformave në Bosnje dhe Hercegovinë, Lukaç iu drejtua Stanivukoviqit i cili me disa deputetë tjerë opozitarë solli në sallë të Kuvendit disa flamuj të vegjël të NATO-s.

Flamujt ishin shenjë proteste sepse Stanivukoviq konsideron se Dodiku me nënshkrimin e Programit të Reformave i cili është dërguar në seli të NATO-s e ka anuluar “neutralitetin ushtarak të RS-së”.

Megjithatë, Lukaç kishte mendim ndryshe për flamuj.

“Derisa unë luftoja, mbi kokën time fluturonin aeroplanët e NATO-s. Shikoja a do të më bien bomba mbi kokë. Nuk mundesh ti t’i sjellësh ato flamuj. Në atë kohë ti ke qenë i vogël, por tani do të duhej të dish disa gjëra. Më kurrë mos bën gjëra të tilla sepse do të përfundosh si flamujt”, ka thënë Lukaç.

Më pas Stanivukoviq i afrohet Lukaçit për të marrë sqarim se si do të përfundojë ai, dhe Lukaç ia përplas letrat në fytyrë, e quan majmun dhe e godet.

Pas këtij incidenti seanca ndërpritet.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial