Rrjeti i Shitësve me Pakicë bën thirrje të arrihet konsensus për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike

Rrjeti i Shitësve me Pakicë shpreh shqetësimet e anëtarëve që përfaqëson lidhur me diskursin politik i cili po pamundëson rimëkëmbjen e ekonomisë vendore pas shpërthimit të COVID 19.

“Rënia e aktivitetit ekonomik krahas situatës emergjente të shëndetit publik ka dëmtuar në themele bizneset, ndërsa mungesa e konsensusit në mes të spektrit politik për të mbështetur bizneset përmes një pako stimuluese ekonomike po vë në pikëpyetje të ardhmen e këtyre kompanive. Rrjeti cilëson se vonesat në zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale dhe miratimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike po shkaktojnë dëme të pariparueshme duke vënë në rrezik vende të punës dhe subjekte ekonomike”, thuhet në një komunikatë për media të këtij rrejti.

Rrjeti i Shitësve me Pakicë u bën thirrje të gjitha palëve që të lëjnë anash dallimet dhe të fokusohen në trajtimin e çështjeve ekonomike me qëllim të garantimit të mirëqënies së qytetareve dhe mbarëvajtjes ekonomike. 

Fitore H

Read Previous

Bildt për mospjesëmarrjen e palës kosovare: Ky është fundi i takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë

Read Next

Zvicër: Punëtorët nga vendet e treta mund të ri-pranohen nga 6 korriku