Rriten ndjeshëm shifrat e COVID-19 në Evropë, Spanja dhe Franca me numër më të lartë të rasteve

Nuk po quhet ende një valë e dytë, por bilanci i pandemisë në Evropë po vazhdon të jetë me shifra shqetësuese.

Ndërkohë situata në Itali duket ende nën kontroll, transmeton Gazeta Sinjali.

Në Francë u regjistruan 1 mijë e 392 raste për 24 orë, bilanci më i rëndë prej një muaji, ndërkohë që u shënuan 15 viktima.

Situata nuk paraqitet më e mirë as në Spanjë, ku dje u regjistruan 1 mijë e 153 raste, bilanci më i rëndë nga 2 maji i kaluar.  Zonat më të goditura mbeten Madridi dhe krahina autonome e Katalonjës.

Raste pozitive ka pasur edhe në futbollin spanjoll, ku dje tre futbollistë të La Ligës janë konfirmuar pozitivë.

Por, shqetësime paraqet edhe Gjermania, me 684 raste dhe 6 viktima.

Në Evropën Lindore, vatra më e nxehtë mbetet sërish Rumania, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar gjithsej 1 mijë e 182 raste të reja me koronavirus, si dhe 30 viktima.

Fitore H

Read Previous

Nga 1 korriku, 142 vdekje dhe rreth 5 mijë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Read Next

Koronavirusi godet turizmin në Shqipëri, 1,7 miliardë euro humbje