RRËZIMI I QEVERISË KURTI – REAGON HARADINAJ

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas votimit të mocionit të LDK-së për rrëzimin e qeverisë, shkruan Insajderi.

Haradinaj ka theksuar se votimi i mocionit të LDK-së tregon se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë mirë.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë. Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.

0 Reviews

Write a Review

Ardian H

Read Previous

ISA MUSTAFA PËRJASHTON PDK-NË NGA KOALICIONI, IA HAP DYERT AAK-SË, NISMËS DHE AKR-SË

Read Next

ENDRIT THACI IRONIZON ME RRËZIMIN E ALBIN KURTIT