Rreth 70 milionë euro ndihmë për Kosovën nga BE-ja, në luftën kundër koronavirusit

Në luftën kundër koronavirusit dhe me pasojat socio-ekonomike nga kjo krizë, Bashkimi Evropian do të ndihmojë Kosovën me rreth 70 milionë euro.

Në lidhje me këtë, Komisioneri i BE-së për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varhelyi i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ai e ka njoftuar Kurtin për masat që është duke ndërmarrë BE-ja si dhe shqyrtimin e mundësive që në këto masa të përfshijë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi duke shikuar në mënyrë intensive se si ta asociojmë Kosovën dhe partnerët tjerë në nismat që janë duke marrë nga BE-ja në përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit, sikur edhe si t’i ndihmojmë në mënyrën më të mirë për të ulur pasojat socio-ekonomike. Sa i përket qytetarëve të rajonit që kanë mbetur në BE, Komisioni Evropian është duke diskutuar me shtetet anëtare rreth qytetarëve të vendeve të treta që e kanë gjetur veten me qëndrim të tejkaluar në vendet e Schengenit si rezultat i restrikcioneve të udhëtimit”, ka shkruar ai.

Aty thuhet se Komisioni Evropian me ndihmë imediate mbështet sistemin e shëndetësisë në Kosovë deri në 5 milionë euro, dhe 50 milionë euro do të mobilizohen nga programet për vitin 2019 dhe 2020 për të ndihmuar Kosovën që të përballet me pasojat socio-ekonomike.

Ndërsa për buxhetin e Kosovës për të ndihmuar likuiditetin, do të ndahen 13 milion euro.

Ardian H

Read Previous

Dy bokserë turq dalin pozitiv me koronavirus, në frikë londinezët

Read Next

“Ishte sikur në një zonë lufte”: Infermierja amerikane rrëfen me lot – tregon si ishte ndërrimi prej 13 orësh në një spital të Michiganit