Rregulli i distancës prej dy metrash në Irlandën Veriore u lehtësua

Distanca sociale në Irlandën Veriore do të reduktohet nga 2 metra (6ft) në 1 metër, ka konfirmuar Ministrja e Parë, Arlene Foster.

Ajo tha: “Një distancë minimale prej një metrash midis individëve mund të konsiderohet e pranueshme në rrethanat kur bëhen lehtësime të përshtatshme”.

Masa vjen disa ditë pasi kryeministri Boris Johnson tha se Anglia do të transferohej në “1 metër plus” nga 4 korriku, pasi bllokimi të lehtësohet.

Foster përshkroi një sërë ndryshimesh të kufizimeve, të cilat përfshijnë:

-Vendet e adhurimit mund të rihapen nga 29 qershori
-Hotelet, baret, restorantet dhe kafenetë mund të rihapen më 3 korrik
-Sallonet e thonjve, sallonet e bukurisë dhe dyqanet e tatuazheve do të presin deri më 6 korrik./Vizioni.info

Ardiana K

Read Previous

Hashim Thaçi sot kthehet në Kosovë

Read Next

Pas aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit, paralajmëron eksperti i sigurisë, ja çfarë mund të bëjnë Serbia dhe Rusia kundër Kosovës