Rrëfimi i infermieres braziliane e cila për shkak të COVID-19 nuk po flet me vëllezërit: Ata i besojnë Bolsonaros – mendojnë se bëhet fjalë për grip të rëndomtë

Infermierja braziliane Elain Oliveira ka folur për përvojën e saj si punonjëse shëndetësore, në kohën kur vendi i saj është goditur rëndë nga pandemia e coronavirusit, shkruan BBC.

“Duhet të vendosim se kush do të futet në respirator, e kush jo”, tha 33-vjeçarja e cila shëron të prekurit me COVID-19, transmeton Telegrafi.

Ajo pranoi se punonjësit shëndetësor duhet të marrin vendime të vështira në disa pjesë të Brazilit, në veçanti në ato që janë goditur më shumë nga coronavirusi.

Megjithatë siç raporton BBC, ky nuk është burimi i vetëm i frustrimit për këtë infermiere që punon në Searas në verilindje të Brazilit.

Oliveira ka publikuar fotografinë e saj në Instagram, ku shihet e pajisur me rroba mbrojtëse duke lutur bashkëqytetarët e saj të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre.

Ajo këtë e bëri pasi shumë brazilianë po injorojnë izolimin dhe nuk po respektojnë masën e distancës sociale fizike, gjë që po inkurajohen edhe nga presidenti i këtij vendi Jair Bolsonaro, i cili kërcënimin e coronavirusit po e cilëson si një grip të lehtë.

Ajo madje nuk po flet më me vëllezërit e saj, sepse edhe ata nuk po duan ta kuptojnë seriozisht pandeminë e COVID-19. /Telegrafi/

Fitore H

Read Previous

Nëna e Rita Orës, Vera ekspozon linjat trupore

Read Next

Për herë të parë në këtë vend numri ditor i vdekjeve arrin në 1000


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0