Ronaldo po shitet, nga 1 miliard euro Reali ia zbret klauzolën në 120 milionë

120 milionë euro, kjo është sipas MARCA-s klauzola e re e Cristiano Ronaldos.

MARCA ka dhënë lajmin bombë gjatë ditës së sotme duke raportuar se Real Madridi ka tërhequr klauzolën për Cristiano Ronaldo, që deri më tani e kishte 1 miliard euro.

Sipas MARCA-s, Ronaldo tani ka klauzolë 120 milionë euro, shifër e përballueshme për Manchester Unitedin e Paris Saint Germainin.

Ky është sinjal i qartë se CR7 po largohet nga “Santiago Bernabeu”

Gazetari

Read Previous

Duaja e pranuar në ditën e mërkurë

Read Next

Edhe Presidenti dhe i biri bëjnë shqiponjën (Foto)