Rita Ora nuk ka të ndalur! Kthehet në shtëpi me 3 çmime të reja

Rita Ora, vazhdon të jetë në top-formë sa i përket projekteve dhe koncerteve të saj.

“Let u love me”, është kënga e fundit e lansuar nga ajo me të cilën theu rekorde të mëdha, shkruan lajmi.net

Ky projekt i Ritës e ka dërguar atë shumë lartë pasi po vazhdon t’i kryesojë toplistat amerikane, madje ka zgjedhur Orën si artistja femër me më së shumti këngë solo në Top 10 e Britanisë së Madhe.

Kënga e saj e cila ka bërë vetëm një muaj që nga lansimi ka arritur t’i mbledhë mbi 40 milionë klikime në kanalin, Youtube.

E mbrëmë ajo solli një imazh në llogarinë personale, Instagram ku tregon se kjo këngë i ka dhuruar tri trofe nga Vodafone.

“Erdha në shtëpi me tri çmime”, shkruan ajo.

Ky vit ishte tejet i suksesshëm për Ritën e që nuk është ndalur asnjëherë me projekte të reja, pa lënë anash performancat unike përreth botës. Ajo po ashtu në fund të muajit nëntor vjen me albumin e dytë “Phoenix”.

“Phoenix” vjen gjashtë vite pas albumit debutues “Ora” që ishte lansuar në vitin 2012.

Gazetari

Read Previous

Largohet deponia e mbeturinave në Pestovë të Vushtrrisë

Read Next

Formacioni me yjet që aktualisht janë pa skuadër