Rihanna bën dedikim prekës: 8 vite pa ty, na mungon çdo vit

Këngëtarja e njohur, Rihanna ka kujtuar gjyshen e saj, Clara Brathwaite, që ndërroi jetë tetë vite më parë.

32 vjeçarja përmes një postimi në Instagram ka thënë se edhe pas 8 vitesh ndjenë mungesën e saj, duke publikuar një fotografi bardhë e zi të gjyshes.

“Tetë vite. Na mungon çdo ditë, dhe Bravo ende flet se si të takoi për herë të parë sa herë që e shoh”, ka shkruar Rihanna në përshkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, rikujtojmë që Rihanna ka kohë që nuk ka sjellur një projekt të ri muzikor duke u fokusuar më shumë në linjën e saj të make-up, Fenty Beauty.

Fitore H

Read Previous

Tayna mbrëmë e “kalli” Zvicrën, fillon zyrtarisht sezonin e koncerteve

Read Next

Kroacia heq masën e vetizolimit për qytetarët e Kosovës