Fun Lajme 

Rexhep Qosja bën gabime të ngjashme drejtshkrimore me ministrin e Labit

Teoricieni i leterësisë dhe shkrimtari, Rexhep Qosja, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë gabime drejtshkrimore të cilat nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Në një paragraf, Qosja thotë se është marrë me fituesin e çmimit Nobel, Peter Handken, e megjithatë në vend të shprehjes “jam marrë”, ai ka shkruar “jamë marrë”.

“Me Peter Handken unë jamë marrë, po ashtu shkurtimisht, edhe para luftës e në kohën e luftës sonë çlirimtare, kur shumica e atyre që tani u morën me të, ndoshta nuk ia kishin dëgjuar emrin”, shkruan Qosja.

Ministri i Labit, Ekrem Mustafa, në paraqitjen e tij para mediave pas vizitës në Maqedoninë e Veriut, ka performuar shumë dobët duke i quajtur Kosvën dhe Maqedoninë e Veriut vende “miqe”.

Përveç kësaj, “ministri i Labinot Tahirit” i ngatërronte edhe shtetin maqedonas me policinë dhe nuk arrinte të artikulohej assesi duke ngatërruar fjalët “stimulim” e “demonstrim”.

Probleme të ngjashme, Mustafës i janë shfaqur edhe gjatë raportimeve që i bënte në komisione të ndryshme parlamentare.

Tutje, në shkrim Qosja ka folur fjalë të mëdha për veprën e Peter Handkes, duke thënë se vetëm publicistika e tij është e përlyer, duke e arsyetuar se përkrahja e tij për Sllobodan Millosheviqin ishte pa armë në dorë.

Sipas Qosjes, as ASHAK nuk është dashur që të kërkojë që Handkes t’i anulohet çmimi.

Në një pjesë të shkrimit, Qosja i është kthyer obsesionit të tij të vjetër, Ibrahim Rugovës, duke thënë se edhe ai, si Handke në vitin 1999, kishte kërkuar ndaljen e bombardimeve kur ishte peng i diktatorit serb.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial