Revole “TT” dhe gjak në dysheme, personi që u gjet i vdekur në Deçan dyshohet se u vetëvra

Personi që dje  u gjet i vdekur në banesën e tij në Deçan dyshohet se është vetëvrarë.

Policia e Kosovës ka treguar se pasi ka marrë një informatë, ka shkuar në lokacionin e lartcekur dhe ka gjetur viktimën mashkull të shtrirë në dysheme, shkruan lajmi.net.

Rreth viktimës është vërejtur gjak si dhe një armë –pistoletë TT, një karikator, 8 (tetë) fishekë, një gëzhojë dhe një predhë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë bërë shikimin dhe hetimin e vendit të ngjarjes.

Ekipi i QKMF- Deçan në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML.

Motivi i vdekjes së viktimës për momentin është i panjohur, mirëpo dyshohet se është vetëvrarë. Arma dhe municioni që është gjetur në vendin e ngjarjes janë sekuestruar.

Gazetari

Read Previous

Arta Nitaj në lidhje dashurie me futbollistin e njohur shqiptar?

Read Next

Kjo është oferta e fundit me pesë pika e LDK-së për VV-në

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *