Republika e Ganës i kërkon falje Nigerisë për shembjen e ambasadës

Presidenti i Ghanas, Nana Akufo-Addo i ka kërkuar falje Nigerisë pasi u shkatërrua një ndërtesë brenda kompleksit të Komisionit të Lartë Nigerian në Akra.

Z. Akufo-Addo ka urdhëruar një hetim, tha një deklaratë nga qeveria e Nigerisë pas thirrjes së tij me Presidentin Muhammadu Buhari.

Burra të armatosur thuhet se sulmuan kompleksin javën e kaluar dhe shkatërruan ndërtesat në ndërtim e sipër.

Disa nga të përfshirët janë arrestuar.

Ministri i Punëve të Jashtme të Nigerisë, Geoffrey Onyeama tha se një traktor u përdor gjatë incidentit të 19 qershorit që shkatërroi dy ndërtesa banimi.

Ai e quajti shembjen “të egër dhe kriminale” dhe u bëri thirrje autoriteteve të Ghanas të mbrojnë ndërtesat diplomatike të Nigerisë.

Nigerianët që jetojnë në Gana mbajtën një demonstrim të hënën për të dënuar shembjen.

Ministria e Jashtme e Gana tha që pendohet për incidentin dhe garantoi që do të zhvillohej një hetim, duke shtuar se siguria ishte “rritur” në objekt.

Megjithatë, ish-Presidenti i vendit John Mahama dënoi shkatërrimin dhe kritikoi qeverinë e tij pasardhëse.

Gana dhe Nigeria janë dy nga ekonomitë më të mëdha të Afrikës Perëndimore, ata gëzojnë marrëdhënie diplomatike të përzemërta, por kanë pasur pjesën e tyre të tensioneve ndër vite.

Vitin e kaluar disa biznese me pronësi nigeriane në Gana u mbyllën me disa raporte duke thënë se ishte një veprim hakmarrës pasi mallrat që i përkisnin biznesmenëve Ganaian u kapën nga autoritetet Nigeriane të cilët po kapnin kontrabandën e orizit në vend./Vizioni.info

Ardiana K

Read Previous

Talenti i Roma-s shkarkohet për një video në TikTok

Read Next

Zëvendësministri i Arsimit përmes një statusi tregon pse ende s’ka diplomuar