Rëndësia e të shëruarit me qumështin e devesë

Kur’ani Fisnik na urdhëron që të mendojmë dhe meditojmë mbi krijesat e Allahut duke thënë:“A nuk i shikojnë devetë se si janë krijuar?” (Gashije, 17)Po të studiojmë devetë do të vërejmë mrekulli të shumta:Deveja mund të përballojë nxehtësinë deri në 70 gradë Celsius.Gjithashtu deveja baktrianuse është në gjendje të përballojë të ftohtit që arrin deri në minus 40 gradë Celsius.
Deveja pi ujë të ëmbël dhe të njelmët.Ajo ka mundësi të përballojë etjen më tepër se një muaj.Mund të ec dhe të lëvizë nëpër shkretëtirë çfarëdo qofshin rrethanat.Në kohën bashkëkohore shkencëtarët kanë pohuar dobi të mëdha sa i përket qumështit dhe urinës së devesë në shërimin e një numri të sëmundjeve. Lidhur me këtë na flet edhe Pejgamberi ynë i dashur, Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.Disa hulumtues kanë zbuluar ekzistimin e antibiotikëve në qumështin e devesë dhe si rezultat ato e furnizojnë trupin me imunitet të duhur kundër shumë sëmundjeve.Dikush mund të thotë se periudha në të cilën ka jetuar Pejgamberi ka qenë e natyrshme që njerëzit të pinë qumështin e devesë dhe ai ka urdhëruar konsumimin e këtij qumështi jo për ndonjë urtësi të caktuar, por thjesht ka qenë një zakon!Them: Koha në të cilën ka jetuar Pejgamberi janë përhapur lloje të ndryshme të ushqimeve dhe pijeve, e përse ta ndalojë alkoolin? Përse ndaloi ngrënien e mishit të shtazëve dhe shpezëve mishngrënëse? Përse nuk urdhëroi njerëzit të hanë mishin e gomarit sa për ilustrim? Pra, kur Pejgamberi ligjësoi ngrënien e hurmave dhe pirjen e qumështit të devesë dhe gjëra të tjera nga udhëzimi pejgfamberik, ai synonte këto gjëra për shkak se në to gjenden dobi të shumta dhe shërim. Allahu e di më së miri! /krenaria.com/

Gazetari

Read Previous

Serbia kërkon nga FIFA të reagoj për shqiponjën, por ja si u fyen futbollistët kosovarë nga tifozët serbë

Read Next

Shenjat e vogla të Kijametit