Redaktori i RTK’së dyshon për numrin e të vdekurve nga Covid -19 që u raportua sot

Gazetari dhe redaktori i lajmeve në Radio Televizionin Publik të Kosovës, Arsim Halili, ka ngritur dyshimet e tij lidhur me numrin e personave që IKSHP ka raportuar se kanë vdekur vetëm në 24 orët e fundit.

Halili i cili është edhe anëtar i bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ka bërë një pyetje publike për IKSHP-në se pse një ditë para festës së Kurban Bajramit numri i personave të vdekur është rritur tepër.

Lexo Edhe:

Ushqimet që duhet të shmangen para orës 10 të mëngjesit

“Po më duket e pështirë me dyshu për numrin e viktimave të sotme.Veç e kam një pyetje publike, pse bash sot një ditë para festës së Kurban Bajramit, numri u rrit shumëfish, në 16 të vdekur”, ka shkruar Halili.

Ai ka kërkuar transperencë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike që t’i tregojnë të paktën inicialet e personave të vdekur.

Halili thotë se ka shumë njerëz që nuk po besojnë për raportimet e IKSHP-së rreth COVID-19 dhe thotë se një gjë e tillë po ndodh si rezultat i mungesës së trasnprancës.

“IKSHP a po na i tregon të paktën inicialet e të vdekurve, moshën dhe nga cilat komuna janë viktimat e sotme.Besoni që ka shumë njerëz që nuk po besojnë, krejt kjo në mungesë transparence!Kryjeni punën tuaj me përgjegjësi karshi informimit publik, e mos u ankoni për shpërfillje.Ngushëllime për familjet që i kanë humbur të dashurit e tyre!#Vendosni maskat! #Ruajeni distancën! #Mbajeni higjienën! #Kujdesuni për vetën e të tjerët!”, ka përfunduar ai

Ardian H

Read Previous

Labinot Rexha me këngën e bukur i këndon Rahovecit

Read Next

Në Bruksel, për të zhvendosurit dhe bashkëpunimin rajonal