Reagon Vjosa Osmani: Kosovës i duhet drejtësi e pavarur e pa presion

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas akuzave të Prokurorisë së Gjykatës Speciale. Ajo ka thënë se Serbia ende nuk ka dhënë përgjigje për krimet e tyre, dhe ka thënë se ata janë shtet gjenocidal.

‘’Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror. Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion.’’, ka thënë ajo.

‘’Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë. Serbia është shtet gjenocidal. Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdokund në botë.’’, shtoi ajo. 

Ardian H

Read Previous

Hoxhaj: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, goditje ndaj paqes në Ballkan

Read Next

Kryesia e LDK-së mblidhet pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale