Reagon Kylian Mbappe

“Besoj se nuk e kam thyer kaviljen”, me këto fjalë Kylian Mbappe u largua nga fusha i dëmtuar në finalen e Kupës së Francës ndaj St Ettiene të fituar nga PSG.

Por gjithsesi këmbanat e alarmit në kampin e kampionëve të Francës vazhdojnë të bien përsa i përket rrezikut për një mungesë të gjatë të Mbappe, pasi ende nuk ka një përgjigje të analizave përsa i përket shkallës së dëmtimit të yllit francez, i cili gjithsesi edhe pse doli me paterica nga fusha ka reaguar pas dëmtimit.

“Të zgjohesh si fitues nuk ka asnjë ndjenjë më të mirë të mundshme. Faleminderit shumë për mesazhet, më keni prekur shumë. Puthje për të gjithë dhe kalofshi një fundjavë të bukur”, shkruan Mbappe, ndaj të cilit ndërhyri rëndë Loic Perrin, i ndëshkuar me karton të kuq në finalen e djeshme që PSG e fitoi falë një goli të Neymar.

Ardiana K

Read Previous

Kjo kompani ajrore jua mbulon shpenzimet mjekësore, nëse infektoheni gjatë udhëtimit

Read Next

Shkencëtari britanik, Shattock: Do të duhet të jetojmë për shumë dekada me coronavirusin