REAGON DAUT HARADINAJ PASI U KAP MAT DUKE PIRË CIGARE BRENDA NË KUVEND

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka folur pasi që u kap mat nga kamerat duke pirë duhan brenda ambientit të sallës së Kuvendit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se aty është vend ku lejohet pirja e cigares.

“E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend. Megjithatë, është pakujdesi e imja dhe kërkoj falje”, ka shkruar Haradinaj.

0 Reviews

Write a Review

Ardian H

Read Previous

CNN: Trump është më popullor se kurrë më parë

Read Next

146 persona me koronavirus në Shqipëri, mes tyre 2 fëmijë