Lajme Rajon Uncategorized Vend 

Rasti i zarfeve me helm, mblidhet KQZ’ja në orët e mbrëmjes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këto çaste pritet të fillojë një mbledhje të thirrur pas ngjarjes me zyrtarët e helmuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas helmimit të disa zyrtarëve nga zarfet që kanë ardhur nga Serbia, do të mbajë mbledhje.

Në KQZ i kanë thënë Gazetës Express se kjo mbledhje fillon në orën 19:00.

Gjatë ditës autoritetet shtetërore kanë nisur hetimet për shkak se dyshohet se shumë zyrtarë të KQZ’së u helmuan duke hapur votat në zarfet që kanë ardhur nga Serbia.

 

Disa prej zyrtarëve janë ankuar se duke bërë verifikimin e votave në zarf, të ardhur nga Serbia, kanë kudërmuar, e nga kjo besohet se janë helmuar, duke u shkaktuar kruarje në duar dhe në fytyrë.,

Nëntë nga zyrtarët që po bënin verifikimin e votave nga Serbia janë shtrirë në QKUK.

Nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës janë deklaruar për nëntë pacientet femra të cilat dyshohet se u helmuan nga kutitë me vota serbe. Dy nga nëntë pacientet janë shtatzënë. Ndërkohë gjendja shëndetësore e të gjitha këtyre pacienteve sipas QKUK’së raportohet të jetë stabile.

“Në ora,11:58, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femrore, dy prej tyre shtatzënë, me  kruarje të duarve të intenzitetit të ultë.  Dy nga to kanë patur edhe vjellje.  Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Te të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile”, deklarohen për Express, zyrtarë ngta zyra e drejtorit të SHsKUK’së.

Një nga prokurorët specialë ka dalë në Qendrën për Numërim dhe Rinumërim.

“Një prokuror i Prokurorisë Speciale ka dal në vendin e ngjarjes në QNR”, i ka thënë shkurt Gazetës Express, Ekrem Lutfiu nga Prokuroria e Shtetit.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial