Rasti “Dehari”: Kërkohet nga prokuroria që ta riangazhojë institutin në Zvicër

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi iu është drejtuar sot përmes një letre Prokurorisë Speciale ku ka kërkuar që të ri angazhoj institutin zviceran të mjekësisë ligjore në Lozanë të Zvicrës, që t’i identifikojë ata që qëndrojnë prapa këtij rasti.

“Instituti i njëjtë në kuadër të hetimit të ri, e duke pas parasysh se ata kanë ofruar edhe laboratorët e tyre në dispozicion si dhe hetues të posaçëm të ngarkuar me këtë çështje, do të ndihmojnë institucionet e Kosovës…”, thuhet në letrën e dërguar nga Gashi.

Gjithashtu, nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Afrim Shekfiut, Gashi ka kërkuar që të ju dorëzohen të gjitha shkresat e lëndës përfshirë këtu edhe përshkrimin e provave materiale, në gjuhën shqipe dhe frënge.

Gazetari

Read Previous

E dyta brenda ditës, Specialja fton edhe ish-luftëtarin e UÇK-së nga Pashtriku

Read Next

Disa fakte interesante nga gjeografia