Rastet e SHBA-së në nivelin më të lartë për dy muaj

Rastet e reja të Covid-19 në SHBA janë rritur në nivelin e tyre më të lartë brenda dy muajve, sipas Universitetit Johns Hopkins, i cili është duke ndjekur shpërthimin.

Të martën Shtetet e Bashkuara raportuan 34.700 raste të reja – raporti i tretë më i lartë ditor që nga fillimi i shpërthimit të SHBA-së, sipas agjencisë së lajmeve Asociated Press, përcjell vizioni.info.

Disa shtete jugore dhe perëndimore kanë raportuar numër rekord të rasteve.

Të mërkurën New York, New Jersey dhe Connecticut thanë se ata do të karantinojnë njerëzit që vijnë nga shtete të goditura fort.

Aktualisht, këto shtete janë Alabama, Arkansas, Arizona, Florida, Karolina e Veriut, Karolina e Jugut, Teksasi, Uashington dhe Juta, u tha gazetarëve guvernatori i shtetit të New York Andrew Cuomo.

Zyrtarët e shëndetit thonë se javët e ardhshme do të jenë thelbësore për të ndaluar shpërthimet.

Të martën eksperti më i lartë i sëmundjes infektive në Amerikë Dr Anthony Fauci u tha ligjvënësve se kishte “një rritje shqetësuese të infeksionit” dhe “rritje të përhapjes në komunitet” në shumë shtete jugore dhe perëndimore./Vizioni.info

Ardiana K

Read Previous

Nuk i ndal as Covid, mbushen plot plazhet

Read Next

Abazi thotë se Vuçiqi është përkrahës i gjenocidit: Nuk ka autoritetet të bisedojë me shqiptarë