RASHICA: ËNDRRA IME ËSHTË KUALIFIKIMI NË “EURO2020”

Milot Rashica është shprehur se kualifikimi në “Euro2020” është ëndrra e tij më e madhe, shkruan Insporti.com.

Rashica në një intervistë për “Deutschen Presse-Agentur”, tani që ndodhet në Mallorca me skuadrën e tij për përgatitjet dimërore ka deklaruar se do të bënin histori. “Futbollisti dhe Përfaqësuesja janë gjëra të mëdha në Kosovë. Kur ne luajmë atje, askush nuk shkon në punë. Të gjithë janë në stadium ose para televizorit”.

Ylli i “Dardanëve” beson se gjasat janë dhe beson se do të dalin fitues ndaj Maqedonisë Veriore. Rashica dhe bashkëlojtarët e tij do të luajnë ndaj Maqedonisë së Veriut më 26 mars. ““Unë mendoj se kemi gjasa. Nëse e shihni se si luajtëm në eliminatoret e fundit dhe në Ligën e Kombeve, ne treguam se mund të vazhdojmë më tutje. “Do të ishte një verë e përkryer nëse do të mund të përfundonim të dyja misionet. Unë jam i bindur se do të kemi sukses”, përfundoi futbollisti nga Vushtrria”.

Rashica dhe bashkëlojtarët e tij do të luajnë ndaj Maqedonisë së Veriut më 26 mars.

Gazetari

Read Previous

Çfarë kritike i drejtoi VV LDK-së me publikimin e ofertës

Read Next

Gruaja e vrasësit të kryeministrit izraelit krijon parti politike