RAMUSH HARADINAJ NË TIRANË NË VARRIMIN E KUSHËRIRIT TË SALI BERISHËS

kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në varrimin e Sulejman Berishës, kushëriri i Sali Berishës, ish kryeministrit të Shqipërisë.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se e ka njohur Sulejman Berishën në kohën më të vështirë, gjatë luftës në Kosovë, pasi kullën e tij në Tropojë ia kishte vënë në shërbim UÇK-së.

“Sot në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën. Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Vdekja e tij, sipas Haradinajt, familja ka humbur me të dashurin e tyre, derisa Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj.

“Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka theksuar Haradinaj. /Insajderi.com

Fotografia e Ramush Haradinaj
Fotografia e Ramush Haradinaj
Fotografia e Ramush Haradinaj
Fotografia e Ramush Haradinaj

0 Reviews

Write a Review

Besnik Mullaliu

Read Previous

Vuciq i konsideron teknike negociatat e Grenellit, pret “bisedime për statusin e Kosovës”

Read Next

HOTI: TË SHFRYTËZOHET KY MOMENTUM PËR ZGJIDHJE PËRFUNDIMTARE ME SERBINË