Rama për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit: Ai tekst barazoi viktimën dhe xhelatin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Kuvend ka mbajtur fjalim për aktakuzën që Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se e ka dorëzuar për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Rama ka folur për rëndësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se lufta e saj njihet botërisht si e drejtë dhe thotë se janë pjesëtarët e UÇK’së ata që zgjuan perëndimin dhe nxitën ndërhyrjen e NATO’s në luftën e Kosovës.

“Është falë tyre që u imponua edhe reagimi me bomba i aleancës më të madhe ushtarake kundër mizorive të armatës së luftërave në jugosllavi”, ka thënë Rama.

“Lufta e UCK’së sot nuk shfaqet madhështore vetëm nga pikëpamje e historisë sonë, por edhe nga këndvështrimi më i thelllë i drejtësisë ndërkombëtare”

Rama thotë se duke u publikuar njoftimi për aktakuzë ndaj Presidentit Thaci dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, u barazuan shqiptarët si viktimë me ushtrinë serbe, që ishte agresori.

“Pas 21 vjetësh del një tekst që në mënyrë haptas indinjuese vë një shenjë barazimi mes viktimës dhe xhelatit. Fjala barazim është e butë sepse në fakt është përmbytur komplet peshorja”, ka thënë Rama.

Fitore H

Read Previous

Flet ambasadori në Holandë: Specialja e vuri në pikëpyetje pavarësinë dhe profesionalizmin e saj

Read Next

Rama e quan pamflet njoftimin për aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit: Dukej sikur lexoje për Kosovën si agresore


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0