Rama paralajmëron fjalim për aktakuzën e Thaçit e Veselit në Kuvendin e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se do të flasë në parlament për njoftimin e Prokurorisë lidhur me aktakuzën për presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe kreun e PDK’së, Kadri Veselin.

Në një shkrim në Twitter, Rama ka thënë se në Kuvend do të flasë për njoftimin për akakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit.

“Pas pak në Kuvendin e Shqipërisë do të mbaj fjalën mbi njoftimin e djeshëm për aktakuzën ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli”, ka shkruar ai.

Rama ka reaguar dje pas njoftimit për aktakuza ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook.

Fitore H

Read Previous

Arta Elezaj si “karramel”, këtë herë duket tamam si sheqer!

Read Next

Akreditohen tri universitete publike në Kosovë