Rama e Vuçiqi urojnë Erdoganin për fitoren në zgjedhje

Pas suksesit të madh në zgjedhjet e mbajtura sot në Turqi, liderët botëror kanë uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për suksesin në këto zgjedhje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes linjës telefonike ka uruar presidentin Erdogan për suksesin në zgjedhje, raporton AA. Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdoğan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin.

Njësoj, sipas kësaj agjencie ka bërë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u bë lideri i parë i një shteti të Bashkimit Evropian (BE), i cili uroi presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje. Sipas zyrtarëve, ai uroi presidentin turk përmes linjës telefonike.

Erdoganin e kanë uruar edhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al Thani.

Deri tani nuk raportohet të kenë ardhur urime nga vende tjera.

Ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare, por bazuar në ato preliminare, Erdogan do të fitojë në zgjedhjet presidenciale në Turqi që në rundin e parë, pa pasur nevojë për balotazh.

Gazetari

Read Previous

Filmi “Gardhi” triumfon në “Palm Springs”, fiton të drejtën për konkurrim në Oscar

Read Next

Mogherini tregon për çka u dakorduan Thaçi e Vuçiq