Rakiq: Nuk kemi hequr dorë nga ideja për formimin i Asociacionit pa e pyetur Kosovën

“Todosijeviqi u dënua për shkak të deklaratës se masakra e Reçakut është e trilluar”, ka thënë për “Politika”, lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Sipas Rakiqit me këso veprime “mediat shqiptare po vazhdojnë përndjekjen e njerëzve të pafajshëm”, dhe se nëse aktgjykimi ndaj Todosijeviqit nuk shfuqizohet ai ka paralajmëruar mundësinë që përfaqësuesit e popullit serb të braksitin institucionet, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu ka konfirmuar në emër të Listës Serbe se “nuk është hequr dorë nga ideja për formimin krye në veti të Bashkësisë së Komunave Serbe (ZSO) por duke u konsultuar me shtetin e Serbisë.

Sipas tij, formimi i Bashkësisë (Asociacionit) të Komunave Serbe është detyrë e Prishtinës që buron nga Marrëveshja e Brukselit, pra “nuk është si Tryeza Suedeze që liderët shqiptarë të zgjedhin çfarë nuk u pëlqen, por detyrim ndërkombëtar”.

“Serbët janë të frikësuar, po ngritën aktakuza me dëshmi laramane dhe shtrohet pyetja nëse Prishtina do të nxjerrë nga sirtarët aktakzua sekrete”, tha Rakiq.

Gazetari

Read Previous

Thaçi i përgjigjet Vuçiqit: Nuk ka marrëveshje pa njohje reciproke si shtete të barabarta

Read Next

Rreth 14.7 milionë euro shpenzime për udhëtime zyrtare